Bayern ia doli që të sigurojë shërbimet e sulmuesit Luis Diaz nga skuadra e Leverkusen.

Drejtori ekzekutiv i bavarezëve, Jan-Christian Dreesen u shpreh i lumtur për këtë afrim.

“Me Luis Diaz, kemi arritur të nënshkruajmë me një nga anësorët e majtë më të mirë të Premier Ligës. Ai është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme që ka fituar tituj me çdo klub për të cilin ka luajtur.”

“Si ekip, ne arritëm ta kryenim këtë transferim në një mënyrë të fokusuar dhe të bashkuar. Ne mezi presim një lojtar shumë të aftë i cili do t’i japë ekipit tonë një shtysë të konsiderueshme dhe gjithashtu do ta pasurojë Bundesligën.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë Liverpoolin për negociatat e ndershme dhe serioze të zhvilluara gjatë gjithë procesit”, tha Dreesen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb