Në një intervistë të dhënë së fundmi, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për kontratën e Maignan dhe për mesfushorin Jashari.
“Kontrata e Maignan? Mike është një djalë i jashtëzakonshëm dhe një portier i mrekullueshëm. Për momentin, po përqendrohemi në fushë, pastaj do të gjejmë një zgjidhje së bashku.
Jashari- Të kesh një shok skuadre si Modric është një avantazh për çdo lojtar. Ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe flasin shpesh. Ne të gjithë kemi besim te Ardon, dhe kjo mund të shihet në dy javët e fundit, në mënyrën se si ai u stërvit me ekipin. Jemi të lumtur që kjo përvojë e vështirë ka mbaruar”- tha ai.
