Armando Broja u transferua te Fulham me shpresën që të kishte më shumë minuta, kjo ishte e qartë duke parë dhe kontratën që “bomberi” kuqezi firmosi. Në fillim, Broja shihej si një bekim për ekipin e Fulham, një lojtar që e kërkuan me insistim, ndërsa arritën t’i rrëmbenin firmën vetëm në orët e fundit të merkatos. Ndryshe nga se pritej, Broja është aktivizuar vetëm disa minuta, rivaliteti i fortë në fazën sulmues, por dhe kushtet e tij fizike jo perfekte, kanë ndikuar shumë, fakt që e konfirmoi edhe trajneri i Fulham, Marko Silva:

Broja
Broja

“Broja duhet të presë radhën e tij. Ne vërtet besojmë se ai është lojtar i duhur këtu. Ai erdhi në ditën e fundit të merkatos përpara ndeshjes me Bërlinin dhe ka luajtur 20 minuta, por Rodrigo shënoi, dhe më pas në ndeshjen tjetër, realizoi dy gola të tjerë. Në javën e kaluar, për fat të keq, ai nuk ishte mirë me shëndetin dhe humbi ndeshjen. Tani, ai është në formë dhe gati për të luajtur. Armando po punon shumë, në një klub të ri, me një stil të ndryshëm loje, dhe i duhet kohë për të përshtatur dhe për të kuptuar gjërat. Duhet kohë, por ne kemi besim në aftësitë e tij, u shpreh trajneri i Fulham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb