Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencën ndërkombëtare Walk21, ku në edicionin e saj të 25-të janë mbledhur ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane.
Ai u shpreh se vijon puna për lirimin e hapësirave publike, ndërsa përmendi faktin që sipas rregullave të reja çdo ndërtues që merr leje ndërtimi, do të detyrohet të kontribuojë në fondin e gjelbër me pemë.
“Duhet të luftojmë çdo ditë për të hequr strukturat e përkohshëm që kanë zënë trotuare dhe hapësira publike ku janë vendosur tavolina dhe karrige pa fund për të servirur ekspresin, që e kemi më të mirin, por ky nuk është justifikim. Çdo ditë po marrin pas hapësirat dhe duam të shtojmë më shumë pemë dhe gjelbërim në qytet. Kushdo që merr leje ndërtimi duhet të kontribuoje në fondin e gjelbër me pemë”, tha ai.
