Drejtuesi i shërbimit zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, në një prononcim për mediat  u shpreh se aktualisht është izoluar vatra e zjarrit në një seksion në kompleksin e pallateve pranë QSUT-së. Goxhaj tha se aktualisht në terren ndodhen 3 autoshkallë që po punojnë në terren për shuarjen e flakëve në pjesën veriore, perëndimore dhe nga pas objektit.

Sipas tij, nga volumi i zjarrit, vatra ndodhet në katin e parë ku ka qenë një biznes dhe me vendosjen në kontroll të flakëve do të bëhet ekspertiza.

 

“Fasada ndihmoi përhapjen e flakëve në të gjithë objektin. Jemi duke punuar në të dyja faqet e objektit me autoshkalla ndërkohë që brenda objektit ndodhet një grup që po punon për shuarjen e  vatrës së zjarrit”, tha shefi i shërbimit zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj.

Shkëlqim Goxhaj: në momentet e para u përqëndruam në evakuimin e qytetarëve që ishin në objekt, ku vendosëm 2 autoshkallë në pjesën perëndimore dhe tjetra në pjesën veriore.

Paralelisht jemi angazhuar me të gjithë forcat e mjetet për të izoluar vatrën e zjarrit. Për momentin kemi izoluar vatrën e zjarrit brenda një seksioni dhe nuk ka rrezik prekja e seksioneve të tjera.

Janë 3 autoshkalla që janë në punë, njëra pas objektit dhe dy të tjerat në pjesën perëndimore dhe tjetra në pjesën veriore.

Nga volumi i zjarrit, vatra ndodhet në katin e parë ku ka qenë një biznes dhe me vendosjen në kontroll të flakëve do të bëhet ekspertiza.

Fasada ndihmoi përhapjen e flakëve në të gjithë objektin. Jemi duke punuar në të dyja faqet e objektit me autoshkalla ndërkohë që brenda objektit ndodhet një grup që po punon për shuarjen e  vatrës së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb