Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  gjatë një interviste për mediat kosovare, foli për deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me Gjykatën Speciale të Hagës në takimin e Bordit të Paqes, duke nënvizuar se janë zhvilluar diskutime të rëndësishme me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe ekipin e tij.

“Për hir të të procesit dhe diskutimit nuk dua të flas më gjatë, po kemi pasur një diskutim shumë të rëndësishëm edhe me Trump, edhe me njerëz nga kabineti i tij”, tha Osmanipër mediat kosovare.

Ajo theksoi rëndësinë e këtyre kontakteve për të garantuar mbështetje ndërkombëtare dhe për të forcuar pozitën e Kosovës në çështjet ligjore dhe diplomatike që lidhen me rajonin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb