Volodymyr Zelenskyy e përshkruan Deklaratën e re të Parisit si një ecuri “shumë konkrete”. Ai thekson kjo deklaratë ilustron gatishmërinë e koalicionit dhe të vendeve evropiane për të punuar për paqen.

“Ne duam të jemi të gatshëm që kur diplomacia të arrijë paqen, të mund të vendosim forcat e koalicionit të të vullnetshmëve. Ukraina tashmë ka detaje të mjaftueshme dhe e di se cilat vende do të përfshihen në marrëveshje, duke përfshirë edhe kontributin e secilit prej tyre veçmas, thotë Zelenskyy.

Ai shton se është arritur përparim edhe në diskutimet me delegacionin amerikan në Paris lidhur me monitorimin e paqes. Zelenskyy po ashtu thotë se disa çështje ende “mbeten të hapura”, përfshirë planin e saj të rishikuar të paqes me 20 pika.

“Ajo mbi të cilën duhet të punojmë vërtet është çështja e territorit. Kemi një numër idesh që mund të jenë të dobishme”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb