Rritje e virozave gjatë verës ka shqetësuar mjekët, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Mjekja Aurora Dollenberg, në një intervistë për News24 deklaron se imuniteti i dobësuar ka shtuar rastet me grip dhe infeksione.

Ajo bën thirrje për vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve dhe kujdes të shtuar ndaj pickimit të mushkonjave. Ndërkohë, vjeshta pritet të sjellë sfida të reja për shkak të shtimit të kontakteve mes njerëzve.

Mjekja Aurora Dollenberg: Vjeshta ka sfida sa i përket infeksioneve. Kjo, pasi sapo po mbaron vera dhe nis një stinë, ku do të kemi më tepër ndëraktivitet njerëzor, sepse do të nisë shkolla dhe puna. Mund të kemi pasur infeksione të izoluara, që tani mund të shpërndahen. Kemi rritje të virozave verore, sepse antitrupat tona kanë qenë të dobëta. Më shumë kemi pasur grip dhe më tepër duhet të mbrohen fëmijët dhe të moshuarit. Fëmijët duhet të marrin vaksina deri 18 vjeç e duhet mbrojtje imunitare. Kemi pasur këtë vit linë e majmunit dhe të Nilit.

Fëmijët të bëjnë vaksinën e detyruar. Ata që e kanë kaluar linë e kanë bërë një vaksinë dhe janë të mbrojtur. Por ata që nuk e kanë kaluar linë, janë rrezik më i madh, pasi përhapet shumë shpejt. Nëse një fëmijë është sëmurë, më mirë mos të shkojë në shkollë. Duhet të mbrojmë fëmijët dhe të moshuarit nga pickimet e mushkonjave, sepse nga pickimi i mushkonjave përhapen infeksionet. Duhet të mbrojmë veten, por dhe mos bëhemi rrezik për sëmundje për të tjerët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb