PSG shpesh është akuzuar se po prish balancat në tregun e transferimeve por nuk e sheh në këtë mënyrë trajneri Pochettino: “Nuk po bëjmë asgjë kundër rregullave, përkundrazi, mes skuadrave të mëdha kemi shpenzuar më pak duke afruar lojtarë me parametra zero. Shpesh flitet shumë, edhe pa i ditur gjërat, nëse kontrollon bilancet e shoqërive të tjera mund të gjesh shumë gjëra”, u shpreh fillimisht Pochettino për “Marca” duke u ndalur më pas tek tema më e nxehtë, Kylian Mbappe:

Mbappe
Mbappe

“Situata është e hapur, askush nuk e di të ardhmen, PSG mund ti ofrojë argumente që mund ta bëjnë të lumtur. Gjithsesi nuk kam asnjë dyshim për profesionalizmin e tij. Do ti besoja një penallti në një finale Champions Real Madrid-PSG. Mbappe është 200% profesionist, është një lojtar si Messi dhe Ronaldo. Neymar? Ka folur me Leonardon, e ardhmja e tij është shumë e qartë. Nuk ka asnjë dyshim që dëshiron ti dhurojë klubit trofeun e Champions League”, theksoi Pochettino.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb