VIDEO/ “Brengë që ish-krerët e UÇK në burg, akuzat e Hagës nuk qëndrojnë”, Kurti: S’lëshojmë pe për sovranitetin!
17 Shkurt, 2026 11:22
Madhësia e tekstit:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot fjalën e tij para Kuvendit, në ceremoninë solemne në ndër të ditës së madhe për shqiptarët, atë të Pavarësisë. Në këtë 18 vjetor, Kurti tha se këtë vit risi e veçantë është kalendari kombëtar, ndërsa shtoi se me pavarësinë dhe republikën e Kosovës nuk bëjnë kompromis.
“Data e sotme iu shtua kalendarit tonë kombëtar. Më 17 shkurt u arrit një shkallë tjetër e lartë në përfaqësimin tonë në Ballkan dhe Europë.
Dita e sotme është përkujtim i të gjithë grave burrave e fëmijëve që sakrifikuan gjithçka.
Ata kishin dëshirë për liri. Republika është në radhë të parë institucion i lirisë.
Kur bie fjala te sovraniteti e nuk mund të lëshojmë pe
E kujtojmë sot qendresën paqësore të 1990 dhe UÇK. Përkulemi me nderim para dëshmorëve dhe përpiqemi të lartësojmë Republikën edhe në emrin e tyre.
Brengosemi që krerët e UCCK po akuzohen padrejtësisht se morën armët për liri. Akuzat në Hagë për krime kundër njerëzimi nuk qendrojnë.
Krime kundër njerëzimit ka kryer Serbia e Milosheviçit. Barazimi mes krerët e UÇK dhe një regjimi gjenocidal është e pa pranueshme”, tha ai.