Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka deklaruar se BE do të sigurojë ndihma financiare për Kievin nga asetet e ngrira ruse.
“Bashkimi Evropian ka siguruar se ndihma financiare për Ukrainën do të mbahet jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe në vitin 2027”, tha ai.
Zelensky u shpreh se ky ishte një vendim unanim.
“Kemi marrë mbështetje politike në lidhje me asetet e ngrira ruse dhe përdorimin maksimal të tyre për t’u mbrojtur nga agresioni rus. Komisioni Evropian do të përpunojë të gjitha detajet e nevojshme”, shkroi Volodymyr Zelensky në një postim në “X”.
