Kryeministri Edi Rama është ndalur tek pretendimet se arsyeja pse nuk mori pjesë në funeralin e Papa Franceskut ishte sepse duhet të takohej me djalin e presidentit amerikan Donald Trump.
Ai nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të opozitës, duke thënë se “këta të PD silleshin sikur hynin e dilnin për farë kosi atje”, referuar përgënjeshtrimit që bëri dje djali i Trump.
“Më shkrijnë fare kënetarët e Kosovës sepse kanë nota të tjera ata kur i përputhen kënetës sepse ata e kanë me Vuçiqin dhe më shkrijnë fare me këto teori, por në këtë rast nuk është teoria por është Vuçiqi. Unë nuk vajta tek funerali i Papës sepse prisja Vuqiqin të më merrte në Beograd që të takoja gjoja rastësisht djalin e Trump dhe këtë do e bënte Grenell që është një person shumë i respektuar me të cilin unë kam një njohje dhe një miqësi krejt normale, por që kurrën e kurrës as nuk do t’ia kërkoja një gjë të tillë as nuk do të angazhohesha për një gjë të tillë.
Pse duhet të shkoja në Beograd që të takoj çunin e presidentit? Apo sepse kështu funksiononte këneta me çunin e babit? Duhet të takoje çunin e babit që babi… çfarë?
U detyruan ata, edhe çuni, edhe ambasadori të përgënjeshtronte kënetën që deri dje bënte sikur dilte e hynte për farë kosi te shtëpia e Trumpit.
Na sollën edhe Latën këtu, sollën Tifen. 6 mln dollarë! Me 6 mln dollarë nuk e di se ku shkon Latifi. Lëviz Tifja ku të duash t’i. Po çlidhje ka kjo me politikën amerikane,me presidentin e amerikës me politikën amerikane. Ç’lidhje ka kjo?”, tha ai.
(BalkanWeb)