Ansambli i këngëve dhe valleve Popullore, do të mbajë në datat 10-11 prill në Teatrin e Operas, koncertin “Kur dy zemra dashurohen” me krijimtarinë e Muharrem Gurrës. Drejtori artistik, Sokol Marsi, tha se koncerti, vjen në memorie të një artisti e krijuesi të muzikës qytetare të Tiranës e Shqipërisë së mesme.
Koncerti bashkon në skenë pasardhës të kompozitorit dhe artistë të njohur që përmes skenës nderojnë mjeshtrin duke interpretuar muzikën e tij. Këngëtarja Merita Halili, kujtoi lidhjen e saj personale me artistin.
Këngë që i këndojnë dashurisë përmes tingujve që frymëzohen nga muzika e Shqipërisë së Mesme, me zëra e emra të njohur për publikun, jo vetëm celebrojnë muzikën e artin por edhe traditën nga e cila, artistët ndërtojnë krijimtarinë dhe vënë në pah, të bukurën dhe ndjenjat.
