21 Maji, çdo vit mbledh ish-të burgosur, të internuar, familjare të tyre në ish- Kampin e punës së detyruar të Spaçit. Por në këtë 52-vjetor të revoltës së Spaçit, historia e asaj dite të shënuar erdhi përmes tingujve të kujtesës, një koncert i organizuar nga fondacionit kujto.al ku në qendër kishte poezitë e këngët e krijuara pikërisht në ato qeli e galeritë e Spaçit

I pranishëm në aktivitetin përkujtimor ishte edhe ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato, i cili e konsideroi një moment shumë emocionues ceremoninë.

Tingujt e ‘Këngës së vajit’, sollën emocione të forta për të pranishmit, ku e gjithë salla heshti duke sjellë në kujtesë dhimbjen e revoltës së Spaçit.

Heronjtë e ditës kur kampi i Spaçit u ngrit në revoltë 52 vjet më parë Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashaj e Pal Zefi u kujtuan përmes  vargjeve të poezive te Havzi Nelës e Visar Zhitit interpretuar nga Jozef shiroka.

Ky ishte edicioni katërt i ‘Tingujve të kujtesës’, që ka për qëllim risjelljen në vëmendjen dhe mosharresën e krimeve të bëra nga diktatura komuniste. Aktiviteti u mbështet nga ICMP dhe fondacioni Konrad Adenauer.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb