TIRANE
Moderatorja e njohur, Klea Huta, ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e shumtë në “Instagram”. Pyetjet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, e ajo nuk ka ngurruar që t’u përgjigjet.

Por pyetja që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë lidhur me partnerin e saj, Elgit Doda.

“A mendon dhe ti që Elgiti u bë i famshëm nga BBV??”, ka pyetur një ndjekës, të cilit Klea i është përgjigjur menjëherë.

Moderatorja i drejtohet duke thënë se “nuk duhet nënvlerësuar pasioni dhe përkushtimi i tij si dhe vuajtjet që Elgiti ka arritur për të qenë aty ku është sot”.

“Kur Giti bënte muzikë dhe flinte në studio nga pasioni i madh për vite me radhë për t’u bërë ky që është sot, disa prej jush akoma nuk kishin lindur, jo më të ulen para tv me telekomandë në dorë apo para ekranit të cel duke thënë shpërfillur ‘he me mori dhe ky famë nga BB’

Askush nuk është rastësisht aty ku është. Askush nuk i di netët pa gjumë, bërrylat e shumtë, refuzimet e shumta, vuajtjet, përjetimet.

Të gjithë shohin big picture.

Ky artist edhe po mos të ishte partneri im, është ARTIST me A të madhe, për krijimtarinë, përkushtimin, seriozitetin dhe ndjeshmërinë e artistit që ka.

Ka punuar për të qenë aty ku është sot. Nuk ka ndenjur pas celularit duke gjykuar të tjerët”, shkruan Klea Huta.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb