Këngëtarja amerikane Ann Marie është arrestuar në Atlanta, pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një mashkull me të cilin ndodhej në dhomën e hotelit.

Policët në Atlanta thonë se ata morën një telefonatë në InterContinental në Buckhead më 1 dhjetor. Kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë parë një person të shtrirë në dysheme dhe me një plumb në kokë.

24-vjeçari Jonathon Wright, kishte humbur shumë gjak, por ishte i vetëdijshëm. Gjendja e tij më pas është përkeqësuar.

Policët thonë se gjetën 2 gëzhoja brenda dhomës së hotelit dhe 2 predha. Ann Marie është arrestuar dhe po hetohet nga autoritetet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb