Këngëtarja Elsa Lila, një prej zërave të dashur të shqiptarëve është përfshirë në një debat, ku akuzohet për vjedhje të një këngë.

Ka qenë kompozitori Genti Lako ai që ka akuzuar këngëtaren që prej vitesh jeton në Itali, se kjo e fundit është përfshirë në një problemi që lidhet me të drejtat e autorit. Lako ka deklaruar se artistja ka vjedhur këngën “Buzët më ishin tharë”, e cila është produksion i Lakos, i kënduar në formën origjinale nga Eranda Libohova.
Genti Lako
“Miqtë e mi, mbas ‘Zonja dhe zotërinj’ që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën dhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje. As me vdek s’po na lejnë rehat!”- ka shkruar kompozitori i famshëm. Lako pohon se ripërpunimi i këngës më versionin italian nga artisti Piero Fabrizi, ishte bërë pa lejen e tij. Kjo gjë solli ‘shpërthimin’ e Lakos në rrjetet sociale.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: