TIRANE – Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo i ka dhënë fund martesës 6-vjeçare me bashkëshortin e saj Florian Riza.

Është pikërisht Riza ai që ka dorëzuar në Gjykatë kërkesë-padinë, ku kërkon ndarjen nga këngëtarja.
Ish-­futbollisti i Partizanit ka bërë ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës kërkesë për divorc.

Në padi thuhet: “Unë paditësi kam lidhur martesë me të paditurën në datën 24.10.2005…Fillimisht marrëdhënia jonë ka qenë e mirë, por me kalimin e kohës kanë lindur konflikte e grindje të vazhdueshme, të cilat kanë bërë të pamundur bashkëjetesën dhe si rezultat martesa jonë e ka humbur qëllimin e saj dhe ka mbetur thjesht dhe vetëm formale. Në kushtet e mësipërme, duke vlerësuar se martesa ime me të paditurën nuk ka më asnjë kuptim, kërkoj zgjidhjen e martesës mes meje dhe të paditurës, pasi martesa jonë nuk mund të vazhdojë më”.

Rovena Dilo dhe ish- futbollisti Florian Riza kurorëzuan martesën e tyre në vitin 2009.kerkesepadia

(d.d/er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: