Këngëtarja Dafina Zefiri prej kohësh mban ‘mbërthyer’ pas vetes publikun shqiptar dhe jo vetëm. Kështu, një prej revistave më prestigjioze, siç është ‘Harper’s Bazaar’, i ka kushtuar një shkrim Dafinës, e cila pas dy ditësh pritet të publikojë edhe albumin e saj “King”.
Edhe pse Bazaar e cilëson Dafinën si “këngëtarja suedeze”, origjina shqiptare e saj përmendet disa herë në artikull: “Këngëtarja shqiptaro-suedeze është një yll që duhet ndjekur. Stili i saj RnB, miksuar me Pop dhe i orientuar drejt feminizmit, e vërteton këtë”, -shkruan ndër të tjera Harper’s Paazar.
Mes të tjerash revista përmend edhe projektin e ri të artistes shqiptare, “King”, një projekt i cili nuk mund të vinte në një kohë më të mirë.

Duke iu referuar qëllimit të artistes, Harper’s Bazaar shkruan se në kuadër edhe të fushatës #MeToo, por edhe në kuadër të rritjes së numrit të femrave që denoncojnë skandalet seksuale, kjo ishte periudha më e mirë për një album si “King” dhe me një qëllim të tillë. Dafina, duke shpjeguar kuptimin e titullit të albumit, ka thënë ndër të tjera se përmes këtij projekti dëshiron të frymëzojë të gjitha femrat që të ndihen mbretëresha.
(ed.me/BalkanWeb)
