Pas thashethemeve duket se këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj e ka pranuar më në fund ndarjen me të dashurin e saj Ervi Cenolli.
Pasi fshiu të gjitha fotot në Instagram me të, Beatrix Ramosaj u justifikua se ai nuk donte që të bënte publike lidhjen e tyre, por e vërteta qëndron ndryshe pasi lidhja e tyre ka marrë fund.
Për këtë ndarje ka folur vetë këngëtarja në një emision radiofonik, ku u shpreh se për të ai ishte mashkulli i parë dhe se bashkë kishin kaluar plot dy vite e gjysmë.
“Nuk kam folur për jetën time personale. Nuk kam qejf më të ekspozoj jetën personale. Është diçka shumë e bukur që mund t’i ndodhë dikujt. Për mua ka qenë hera e parë që kam pasur dikë dhe kam kaluar shumë kohë me të, nuk janë pak dy vite e gjysmë. Kam shumë respekt por kështu është jeta, njerëzit njihen, dashurohen, jo gjithçka mundet të ecë. Tani jam single”- ka thënë Beatrix Ramosaj, këngëtarja e cila aktualisht është pjesë e spektaklit ‘Your Face Sound Familiar’.
(d.d/BalkanWeb)
