Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron deklaroi se Shqipëria duhet të vijojë para me reformat, ndërsa shprehu gatishmëri se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë të japë kontribut në sistemin gjyqësor. Cameron i kujtoi detyrat e shtëpisë, Shqipërisë, për të vijuar me reformat.

“Jo vetëm që keni fituar më shumë zgjedhje se unë se vazhdoni në detyrën, por keni dhënë shembull të qartë se ku duhet të jetë Shqipëria. Flas në emër të Sunak; kjo ka qenë dhe do të jetë një nga frytet më pozitive për ne. Eksportet janë rritur me 20%. Sa i përket krimit të organizuar dhe krimit të rëndë, po ndihmojmë dhe në modernizimin e gjyqësorit tuaj. Ju vazhdoni me reformat tuaja. Sa i takon shifrave të emigracionit, ka pasur rezultate pozitive.

Ky është një problem të cilin duhet ta përballoni ju. Keni treguar se jeni inovator dhe krijues, dhe punoni për këto partneritet. Ekonomia juaj është rritur, sektori i turizmit është rritur. Do të ketë më shumë mundësi që njerëzit të rrinë në Shqipëri. Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë, ia del dhe Europa. Jam vërtetë i kënaqur që të vini në Britani më 18 korrik dhe jo në 2 qershor siç thatë ju se nisa të shqetësohesha. Nuk do të mbahet në Londër.”, tha Cameron në krah të Ramës, teksa të dy mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: