Kreu i Kuvendit Niko Peleshi i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Mundësia se po fsheh dosjen e SPAK për Belinda Ballukun.

Peleshi u shpreh se dosja nuk është kyçur, por se të dhënat e saj nuk duhet të dalin, sepse janë sekret hetimor, edhe për deputetët që kanë tashmë akses në dosje.

“E thënë këtu në sallën e Kuvendit kanë peshë të madhe. Nuk është e vërtetë që janë kyçur materialet dhe provat. E ka tërhequr sipas rregullat dhe ligjit, kundrejt deklaratës për ruajtjen e sekretit hetimor të paraqitur nga SPAK, të gjithë deputetët që kanë kërkuar anëtarët e këshillit të mandateve. E harruat atë togfjalësh; këshilli i mandateve dhe imuniteteve. Raporti ka këtë qëllim. Raporti do të vijë në seancë. Rregullorja na detyron që të përfshihen opsionet e palëve. Mos bërtisni, s’ju jep të drejtë tonaliteti. Dëgjo argumentin. Do të votojmë pasi të dëgjojmë raportin e përgatitur nga deputetët që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve. Deputetët që kanë marrë materialet, nuk duhet t’i nxjerrin ato. Mos t’i bëjnë publike, pasi bëhet fjalë për një sekret hetimor. Është çështje e detyrim ligjor, ka një urdhër për këtë çështje. Unë po zbatoj ligjin dhe kushtetutën. Ju keni të drejtë që të bëni politikë dhe retorikë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: