Njerëzit me grupin e gjakut 0 janë më të veçantët, pasi mund të japin gjak për individë me çdo lloj tjetër gjaku. Ndërsa kur është fjala për marrjen e tij, gjaku prej grupit të tyre është i vetmi që përputhet me ta.

E megjithatë, ky grup gjaku ju bën mjaft të veçantë dhe të ndryshëm nga njerëzit e tjerë. Njerëzit me këtë grup gjaku janë të aftë dhe të suksesshëm.

Në Japoni, grupi i gjakut 0 është i lidhur me një lloj të veçantë identiteti. Njerëzit që kanë këtë grup gjaku konsiderohen të jenë studentët më të mirë dhe më të zgjuar krahasuar me të tjerët.

Kjo pasi paraardhësit e tyre, që në lashtësi, ishin gjahtarë të mirë dhe shquheshin për nivele të larta të mbijetesës për shkak të aftësisë së tyre për të vlerësuar kushtet mjedisore.

Por persona me këtë grup gjaku janë më të prirur për t’u prekur nga sëmundje të veçanta, si: ulcerat, gjendrat tiroide, dhe mungesa e jodit.

Njerëzit me grupin e gjakut 0 duhet të qëndrojnë larg nga kafeina dhe alkooli. Kafeina mund të jetë veçanërisht shkatërruese, pasi rrit nivelin e adrenalinës, duke qënë se është tashmë e lartë tek individët me këtë grup gjaku.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: