Qeveria e Maqedonisë së Veriut përgënjeshtron sms që kanë mbërritur në telefonat e qytetarëve, sikur ata kanë përfituar 100 euro.

Mesazhi që ka mbërritur në telefonat e qytetarëve kishte këtë përmbajtje: “Qeveria: Keni të drejtë për një kompensim të ri prej 6150 denarësh. Për më shumë informacione dhe kërkesën për mbështetje, vizitojeni linkun në vijim, që ishte me emrin e Qeverisë”.

Ekzekutivi ka reaguar duke ju thënë qytetarëve që të mos bien preh e mashtrimeve.

Qeveria e RMV-së

“Përderisa qytetarët pranojnë ose kanë pranuar tashmë një mesazh me përmbajtje të tillë apo të ngjashme, në të cilin dërguesi është shënuar Qeveria, duhet ta konsiderojnë atë si rrejshëm dhe të mos klikojnë në lidhjet e dhëna dhe as t’u përgjigjen mesazheve që kanë pranuar”.

Ata ju bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mesazheve të rrejshme nga numrat e telefonit dhe emailet e huaja dhe të mos japin të dhëna personale. Qytetarët thonë më tej, duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për të dhënat e tyre personale, të mos i ndajnë dhe shkëmbejnë me persona të panjohur, si dhe me persona identiteti i të cilëve nuk mund të vërtetohet paraprakisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb