Nëse keni bërë plane për fundjavën, duke nisur nga mbrëmja e sotme dhe nesër, vendi do të përfshihet nga reshjet e shiu.

Në një lidhje për News24, sinoptikani Hakil Osmani tha se gjatë fundjavës shqetësuese do të jetë dhe shpejtësia e erës.

“Sot parashikohet, pasdite dhe në mbrëmje, do të ketë reshje shiu. Nata do të përfshijë territorin shqiptar. Edhe e diela do të jetë e pranishme në gjithë vendin, në disa zona me rrebeshe. Gjatë kësaj fundjave do të kemi probleme me parametrin e erës. Temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të jenë të larta. 23 gradë do të jenë temperaturat.”, tha Osmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: