Nëse jeni fejuar gjatë ndonjë ditë feste, urime! Sigurisht që jeni të lumtur dhe nervozë mirëpo mos u brengosni, merrni frymë thellë dhe filloni me planifikimin hap pas hapi. Vendimi i parë që duhet të merrni është zgjedhja e datës për martesë.

Sipas portalit Loverly, disa data janë më të popullarizuara se të tjerat në vitin 2016, ndërsa sot do iu tregojmë cilave tu shmangeni e cilat ti zgjidhni.

E shtunë, 9 prill, 2016
Për matematicientët, numerologët dhe njerëzit që i duan numrat – 4,9 dhe 16 janë numra katrorë dhe për disa kjo ditë është e madhe për t`u martuar.

E premte, 13 maj, 2016
E premtja 13 ndodh vetëm një herë në vitin 2016- në maj. Disa njerëz i shmangen kësaj date për shkak të bestytnive se sjell fatkeqësi, ndërsa disa të tjerë do e zgjidhnin këtë datë për shkak të sfidimit të asaj bestytnie.

E shtunë, 28 maj, 2016
Është një ditë e përsosur pranverorë para vapës së madhe verore.

E shtunë, 3 shtator, 2016
Fundjava e parë e shtatorit është përzgjedhje e mirë e ditës së martesës, vera është ende këtu pa vapën e saj.

E enjte, 6 tetor apo e diel 6 nëntor, 2016
Palindrom është frazë, fjalë apo numër që lexohet njësoj edhe mbrapshtë. 6/10/16 apo 6/11/16 janë dy data palindrome që mund të mahnitin disa çifte.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: