Autoritetet në Kenian jugperëndimore zhvarrosën 32 trupa nga një varr masiv të martën , pasi morën një informacion të shtunën se 14 trupa ishin varrosur në një varrezë në zonë nga persona të paidentifikuar, raportuan mediat keniane.

Varri masiv përmbante eshtrat e “ shtatë të rriturve dhe 25 foshnjave ”, u tha gazetarëve patologu mjeko-ligjor Richard Njoroge. Trupat, disa prej të cilëve ishin të copëtuar, ishin vendosur në qese, tha ai. Disa besohet se kishin ardhur nga morgjet , shtoi ai.

Mbetjet njerëzore u çuan në laboratorin mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes në secilin rast.

Në vitin 2023, zbulimi i qindra trupave në pyllin Sakahola pranë Mombasas, tronditi publikun . Shumica e viktimave vdiqën nga uria pasi ndoqën një predikim nga një udhëheqës sekti i cili i nxiti ata të agjëronin deri në vdekje për të “takuar Jezusin” para fundit të botës, të cilin ai parashikoi se do të ndodhte në gusht të atij viti.

Rasti u bë i njohur si “Masakra e Pyllit Sakahola”, një nga tragjeditë më të këqija në botë që përfshinte herezinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb