Me 17 gola deri tani, Bekim Balaj kryeson renditjen e golashënuesve, ndërsa Regi Lushkja e ndjek me 14 gola.MixCollage-29-Apr-2025-11-08-AM-6153Kjo garë pritet të vijojë deri në fund të sezonit, me të dy lojtarët që kanë kontribuar ndjeshëm për skuadrat e tyre. Si kapiteni i Vllaznisë, ashtu edhe mesfushori i Egnatias, kanë arritur të kualifikohen për në fazën finale të “Final Four” duke e bërë garën për “Këpucën e artë” edhe më emocionuese.

Të dy lojtarët kanë shanset që të përballen edhe në finale nëse eliminojnë Dinamon dhe Partizanin. Megjithatë, për vetë rolin që luan si sulmues, por edhe për diferencën me tre gola deri tani, Bekim Balaj është më i avantazhuar për ta fituar.

Sakaq, pritet të shihet se çfarë do të bëjnë të dy futbollistët në fazën “Final 4”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb