Gara për “Këpucën e Artë” europiane ka zgjuar gjithmonë interesin e tifozëve. Për momentin në krye të rënditjen qëndron Harry Kane i Bayern, i cili ndiqet nga Mbappe dhe Haaland.
Nuk mungojnë as surpriza. Igor Thiago i Brentford dhe Muriqi i Mallorcës mbajnë vendin e katërt, me të njëjtën kuotë pikësh.Sulmuesi dardan Muriqi i ka impresionuar të gjithë në këtë sezon, pasi në La Liga numëron 18 gola.
Sa i takon llogarive për renditjen për “Këpucën e Artë” europiane, numri i golave të shënuar shumëzohet me numrin 2 për kampionatet kryesore, ndërsa me 1.5 për ligat e tjera.
Renditja aktuale e “Këpucës së Artë” europiane:
Harry Kane – 60 pikë
Kylian Mbappé – 46
Erling Haaland – 44
Igor Thiago – 36
Vedat Muriqi – 36
Luis Suárez – 34,5
Vangelis Pavlidis – 31,5
Antoine Semenyo – 30
Ayase Ueda – 30
Deniz Undav – 30
Mason Greenwood – 30
Lautaro Martínez – 28
Joaquin Panichelli – 28
Lamine Yamal – 28
Joao Pedro – 28
Luis Diaz – 28
Darko Lemajic – 28
