Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar sot një takim me shtabin e Njësisë Nr.9 në Tiranë.

Blushi tregon përshtypjet pozitive që takimi i ka lënë nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ndër të tjera thekson se strukturat e PL po zgjerohen dhe do t’i japin fuqi zërit të qytetarëve që janë të revoltuar me qeverinë në pushtet.

Postimi i Blushit:

Me shtabin e Njësisë Nr.9 të kryeqytetit, ku jam i deleguar, nisëm sot nga puna për të avancuar me organizimin kapilar të Partisë së Lirisë në funksion të ndryshimit të madh që Tirana mezi e pret.

Strukturat lokale po zgjerohen me shpejtësi dhe përkushtim në çdo lagje.

Me të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë do të jemi çdo ditë në terren për t’i dhënë fuqi zërit dhe për t’i përfshirë të gjithë qytetarët që duan të dëgjohen dhe përfaqësohen, si dhe për të mbrojtur me vendosmëri interesat e tyre.

Përkeqësimi i pasojave social-ekonomike nga keqqeverisja e Rilindjes rrit përgjegjësinë tonë për të mbrojtur qytetarët dhe shtresat më në nevojë!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb