TIRANE

Zv.rektorja e Universitetit të Tiranës, Gentiana Kera e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka komentuar kryefjalën e ditëve të fundit protestën e pedagogëve dhe problematikat e Arsimit të Lartë. Kera u shpreh se përgjegjëse për bojkotimin e mësimit nga ana e studenteve është Ligji i Arsimit të Lartë.

“Ligji i Arsimit të Lartë ka reduktuar pjesëmarrjen e studenteve. Me ligjin e 2007 funksionet e Bordit të Administrimit, i ka patur Këshilli i Administrimit të Universitetit. Nuk e përmenda rastësisht se janë miratuar 3 ligje në 16 vite. Shumë VKM janë miratuar me vonesë, përtej afateve në ligj. Mosmiratimi i tyre ka prekur procesin në shumë vite”, u shpreh ajo.

Zv.rektorja e Universitetit të Tiranës teksa u ndal te protesta e studenteve  u shpreh se pedagogët janë futur në protestë në mënyrë indirekte.

“Janë  futur në protestë në mënyrë direkte dhe indirekte edhe pedagogët. Studentët i kanë bërë shumë të mira shoqërisë duke ngritur problematikat. Të gjiktha këto jave proteste , ka marrë vëmendje që të dalë diçka që ta ndryshojë Arsimin e Lartë në Shqipëri. Është e rëndësishme që në të gjithë këtë debat të gjithë të mbajnë përgjegjësitë e vetë.

Ka dhe ndryshime se ka 5 javë, dhe mënyra e diskutimit dhe ligjërimit politik ndryshon. Akuzat që pedagogët janë të korruptuar dhe i tremben vetingut, nuk qëndron.

Por është e rëndësishme që pedagogët të trajtohen me respekt dhe dinjitet. Në të gjitha rastet studentët kanë theksuar se nuk janë shprehur kundër tyre. Kjo tregon se pedagogët janë njerëz me dinjitet, por a ka neglizhencë ndër vite që lidhen me ligjin e arsimit të lartë”, tha Kera.

 (BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: