Surprizat nuk kanë të mbaruar me atë që është edhe transferimi i vitit, Lionel Messit. Teksa tashmë mungon vetëm konfirmimi për mbërritjen e tij në PSG,

Manchester United pritet që t’i ofrojë kontratë Messit për dy vite nga e cila ai do të fitonte më shumë se 650 000 euro në javë

 

Paris Saint-Germain janë qartë favorit për të nënshkruar me Leo Messi, e cila gjë u potencua prej që argjentinasi nuk do të vazhdojë më Barcelonën. Megjithatë, Manchester United do të përpiqen për ta transferuar atë duke i ofruar kontratë dy vjeçare nga e cila Messi do të fitonte 672 000 euro në javë. Sipas The Sun, kjo ofertë i është dërguar Djajve të Kuq në përpjekje që t’ia marrin nga duart atë PSG-së.

 

Të gjitha lajmet deri me tani thonë se Messi dëshiron të luajë në Parc des Princes krah shokëve të tij në Kombëtare si Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe ish shokun e tij të Barcelona Neymar.

 

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: