Kjo është pajisja artizanale e ngjashme me eksploziv, me të cilën është kërcënuar biznesmeni Zija Shulku në Peshkopi. Ngjarje e cila brenda pak orësh u zbardh nga policia e Dibrës.

Sipas të dhënave paraprake, biznesmenit i është kërkuar të paguajë një shumë prej 50 milionë lekësh, me paralajmërimin se, në të kundërt, biznesi i tij do të hidhej në erë.

Mesazhi i kërcënimit, biznesmenit iu la në një kuti të improvizuar në cepin e karburantit dhe më pas u njoftua me një sms në celular.

Sipas burimeve, sipër kutisë autori kishte shkruan ndër të tjera se biznesmeni nuk duhet të njoftonte policinë, ndryshe shërthimi do të bëhej me telekomandim.

Në sajë të hetimeve intensive, policia e Dibrës zbardhi ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar autorin e dyshuar. Për këtë ngjarje pritet në vijim njoftimi zyrtar i policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb