Një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola, nga bulevardi Dëshmorët e Kombit pohoi se rruga për në aeroport u bllokua nga disa të rinj dhe jo nga organizatorët e kësaj lëvizjeje.

Ai tha se kurrë nuk do të bllokojnë aeroportin e Rinasit.

“Marshimi ishte i organizuar nga grupe të rinj, që quhen gjenerata Z, më e bukur e shekullit të XXI. Duke qenë se marshimi nuk ka pasur të bëjë me grupin nismëtar, nga sot do të jem unë në balle të marshimit bashkë me studentët. Ata do të jenë pararoja e këtij marshimi pasi kanë një betejë të pambaruar. Kemi disa beteja që i kemi bërë bashkë, deri sa ky të iki dhe të shporret përgjithmonë. Kemi thënë çdo natë se kjo është protesta më model. Ndaj si mund të bllokojmë ne aeroportin ku vjen mërgata. Asnjëherë nuk do të ketë tentativa për bllokimin e aeroportit. Turistët të vinë të na bashkohen. Sdo të ketë dhunë deri në fund, deri sa të shporret kjo klasë politike. Kjo është revolta më e bukur popullore, do t’i shkojmë deri në fund këtij revolucioni bashkë me ju. Shumë nga kërcënimet që na vinë privatisht janë dora e Edi Ramës, përmes dorës së Saliut.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: