Rreth 8 mijë trupa të ushtrisë britanike priten të shkojnë në Evropën Lindore, në vazhdën e një operacioni stërvitor të iniciuar nga NATO.

Në fakt, sipas raporteve, vendimi është marrë për shkak të kërcënimeve të Vladimir Putinit për nisjen e një lufte të re botërore.

Stërvitjet ushtarake janë planifikuar kohë më parë, ndërsa shkalla e stërvitjeve është zgjeruar që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Në anën tjetër, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, e ka përshkruar këtë lëvizje si “solidaritet dhe fuqi”.

Ushtarët britanikë do t’i bashkohen forcave të vendeve të NATO-s, si dhe atyre jo anëtare siç është Finlanda dhe Suedia, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb