Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healy ka folur lidhur situatën e SHBA dhe NATO-s, pas paralajmërimeve dhe kërcënimeve të presidentit Donald Trump për t’u tërhequr.

Healy deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë “absolutisht të lidhura” me NATO-n.

Sipas një raporti të publikuar nga Reuters, një ditë më parë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump diskutoi mundësinë e largimit të një numri trupash amerikane nga Evropa.

“Amerika është absolutisht e lidhur si me përfitimet ashtu edhe me kontributet masive në NATO. Ne duhet të bëjmë më shumë. Ne jemi dhe do të mbetemi në anën evropiane”, tha Healy në Konferencën e Mbrojtjes në Londër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: