TIRANË

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, reagon ashpër ndaj Presidentit Ilir Meta, i cili tha në një studio televizive pak më parë se i ka shkruar, duke i thënë se nëse ajo do të kishte reaguar për ngjarjen e Kavajës, do të ishte parandaluar vrasja në Elbasan.

Ambasadorja Kim shkruan në një mesazh në “Twitter” se kërcënimet me sfurqe janë të papranueshme dhe meritojnë dënim. Sipas kryediplomates amerikane, ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin sfurqet në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisim dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimet e tyre. Ndal”, shkruan ambasadorja Kim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb