Shoqata e Gazetarëve Evropiane – Seksioni Shqipëri ka dënuar presionin e ushtruar ndaj gazetarit Almer Toska nga biznesmeni Lul Morina, të denoncuar nga vetë gazetari një ditë më parë.
Në një deklaratë, Shoqata e Gazetarëve Europianë shprehet se “këto veprime jo vetëm që rrezikojnë sigurinë e tij, por edhe minojnë raportimin dhe integritetin e gazetarisë në Shqipëri”.
Shoqata e Gazetarëve Europiane dega Shqipëri bën thirrje “për ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve kompetente për të parandaluar kërcënimet e mëtejshme dhe për të siguruar kushtet e duhura për ushtrimin e gazetarisë së lirë dhe të pavarur”.
“Ne do të qëndrojmë në mbështetje të kolegut Almer Toska dhe të gjithë gazetarëve të tjerë që përballen me presione të tilla”, thuhet në deklaratë.
(BalkanWeb)
