Stacioni televiziv amerikan Fox raporton, duke cituar burime, raporton kërcënimin e një sulmi “të afërt” ndaj bazës amerikane në Katar. Më herët Ambasada Amerikane dhe ajo Britanike në Katar lajmëruan qytetarët e tyre të strehoheshin dhe të mos dilnin deri në një njoftim të dytë.

Pas këty zhvillimeve, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Katarit, që mbyll hapësirën e tij ajrore “me qëllim që të sigurojë sigurinë e qytetarëve, banorëve dhe vizitorëve të tij”.

Kjo u njoftua nga Ministria e Punëve të Jashtme në Doha, duke shtuar se “kjo dispozitë është pjesë e një sërë masash paraprake të miratuara bazuar në ngjarjet në rajon”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb