Situata që po kalon Nicolo Zaniolo te Roma po bëhet shqetësuese, e papranueshme. Fillimisht një banderolë ofenduese, ndërsa më pas, pas humbjes së pësuar kundër Napolit, një grup tifozësh ultras kanë shkuar në shtëpinë e Zaniolo-s.

Aty tifozët shpërthyen në ofendime ndaj sulmuesin azzurr, i cili i shqetësuar u përpoq të arratisej, të largohej, por tifozët e ndoqën. I trembur, Zaniolo njoftoi policinë të cilët i erdhën shpejt në ndihmë me një patrullë.

Strisha
Strisha

Babai i tij u përpoq ta qetësonte ndërsa e ëma dhe motra denoncuan gjithçka në rrjetet sociale. Kjo situata vjen pasi sulmuesi ka kërkuar largimin e tij nga Roma, ndërsa tifozët e cilësojnë tradhtar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: