KËLCYRË

Një 35- vjeçar është arrestuar në  Këlcyrë pasi kërcënoi me jetë babain e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ballaban aty ku A.B, është konfliktuar me babain e tij 66- vjeçar T.D.

Policia bën me dije se falë reagimit të saj të menjëhershëm parandaloi ngjarjen që mund të bënte çonte në një krim në familje.

Ndërkohë Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Përmetit e cila do të hetojë ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË

Këlcyrë

Kanos për jetën babain e vet, arrestohet në flagrancë nga Policia. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë të mundshme. Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Ballaban, Këlcyrë. Shtetasi i mësipërm, në fshatin Ballaban, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën babain e tij, shtetasin T. B., 66 vjeç. Menjëherë, sapo kanë marrë njoftimin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar një krim të mundshëm në familje. Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb