Efektivë të komisariatit nr.3 në Tiranë kanë shoqëruar 61- vjeçarin Leonard Nikolli, pasi mesditën e sotme ka shkuar në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi.

Ky i fundit ka bërë edhe kallëzimin në polici duke pretenduar se Nikolli e ka kërcënuar se do ta vriste dhe se kishte armë.

Përpara hetuesve ai është shprehur se ka pasur probleme me pronat dhe për këtë bënte përgjegjës IMT Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po vijojnë procedurat për arrestimin e 61-vjeçarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: