Duket se Serbia nuk e ka ndërmend të ndalet së provokuari. Kësaj radhe është gjenerali i ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes së ushtrisë serbe, nëse sipas tij, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës futen në veri të Kosovës.

Ai madje hapur pranoi se ushtria serbe në atë moment do të reagonte menjëherë.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të angazhohen njëanshëm me qëllim të arritjes së pikëve politike në terren, por kërkesa jonë, insistimi dhe disa gjëra tjera duhet të jenë në funksion të sigurisë, e jo vetëm paqes por edhe gjendjes së sigurisë që garanton popullin tonë në Kosovë, se mund të jetojnë dhe të kenë të drejtën sikurse çdo qytetarë tjetër i këtij vendi”, tha Mojsilloviç.

Gjenerali serb riktheksoi se sipas Rezolutës 1244, KFOR-i është fuqia e vetme legjitime në Kosovë.

Ai shtoi se në rast se FSK-ja me apo pa pëlqimin e KFOR-it kalon në veri të Kosovës, ushtria serbe do të marrë detyrat e saj konform kërkesave.

“Keni qenë dëshmitarë të rritjes së angazhimit tonë në pikën kufitare, në veçanti në ato që qojnë në veri”, shtoi Mojsilloviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb