TURQI– Autoritetet turke janë vënë në alarm, pas një kërcënimi që kanë marrë nga ekstremistët e Shtetit Islamik se Turqia mund të sulmohet më 19 maj.

Një fakt i tillë është publikuar në DailyNews, e cila ka siguruar dhe një dokument që thekson se ISIS mund të sulmojë gjatë festimeve të Ditës së Rinisë dhe Sportit.

Kjo ka vënë në lëvizje dhe policinë turke, ndërsa vijon marrja e masave të rrepta për ruajtjen e sigurisë dhe rendit.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: