TIRANE- Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm pasi ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë rojen e një parkingu në rrugën e “Barrikandave”.

Ndonëse nuk bëhen të ditura arsyet e konfliktit mes të dyve, policia thotë se arriti të arrestojë të riun që kërcënoi, Elis Mustafën pas telefonatës së bërë nga roja i parkingut, shtetasi Ilir Tufa.

Në momentin e ndalimit 32-vjeçari mbante me vete pistoletën model “Zastava”, me fishekë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 13.09.2016, në orët e para të mëngjesit në rrugën e “Barrikadave”, u kap në flagrancë shtetasi:
• Elis Mustafa, 32 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i tij u bë pas një telefonatë të bërë nga shtetasi I. T, se ndihej i kërcënuar dhe po kanosnin seriozisht për jetën.
Patrullat e policisë shkruan menjëhere në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e shtetasit të siperpermendur të cilit ju gjet dhe sekuestrua pa leje me një pistoletë model “Zastava”, me fishekë.
Gjithashtu u konstatua se ky shtetas e ka goditur ne pjesë te ndryshme te trupit dhe në kokë me qyten e pistoletes së sekuestruar.
Referuar materialet per vepren Penale Te “Armembajtje pa leje “dhe “Kanosje “”Plagosje te lehtë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb