FUSHË- KRUJË

 

Dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre janë konfliktuar me grushte dhe sende të forta në Fushë- Krujë. Sherri sipas Policisë ka ndodhur në afërsi të banesës së tyre.

Ata janë arrestuar menjëherë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’

Krujë

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

  1. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.

 

Këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb