Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka komentuar mbrëmjen e sotme kërkesën e rivalit të tij politik, Ali Ahmeti, ku ky i fundit propozoi zgjedhjen e një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ ai tha se kjo kërkesë është fyese për ndërkombëtarët, ndërsa do nxiste për të nisur një luftë të armatosur me maqedonasit. Po ashtu ai komentoi edhe kërkesën e tij që zëvendëskryeministri të jetë shqiptar.

“Kjo e Ali Ahmetit, për kryeministër, është gënjeshtër, dhe më keq; mashtrim. Nuk mund të ndodh. Kur flasim për bashkim dhe homogjenizim. Nuk duhet të jemi naiv dhe të mendojmë se do kushtëzojmë maqedonasit për kryeministër. Ata do të homogjenizohen dhe s’kanë rrugë tjetër. Dhe ne do të na përjashtojnë prej qeverisjes. Ne kemi një rrugë pas kësaj, që të përgatitemi për një luftë të armatosur me maqedonasit. Unë s’jam për këtë. Kush është garant për stabilitet në këtë vend, BE dhe SHBA. Ndaj duhet të paraqesim kërkesa skandaloze dhe trishtuese. Kërkesa e Ali Ahmetit është fyese për inteligjencën kombëtare. Është kërkesë biologjike. Kur thua që të kemi zv.kryeministrin është kërkesë politike. 10 vite me Gruevskin, zoti Ahmeti ka pasur numër të konsiderueshëm përfaqësuesish në Kuvend. Politikisht e quaj mashtrues, se fyej personalisht. Ai është i paditur.Ali Ahmeti ka dëshirë që të kthehet në shtratin e vjetër, të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE ”,- tha Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb