Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.

Sipas Balliut, qeveria aktuale ka humbur çdo legjitimitet dhe nuk mund të vazhdojë më të qëndrojë në pushtet. Ai theksoi se është koha për largimin e saj dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit.

“Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen, ai do të përballet me presion të pandalshëm qytetar dhe politik për t’u larguar,” u shpreh Balliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb