Me tensione dhe debate ka qenë mbledhja e Këshillit të Mandateve ku diskutohej për imunitetin e Belinda Ballukut, heqja e të cilit i hap rrugë arrestimit të ministres së Infrastrukturës dhe njëkohësisht numrit dy të qeverisë. Balluku akuzohet për abuzime me tenderat.

Gazetari Osman Stafa ka zbardhur debatet nga mbledhja, ku Partia Demokratike kërkoi miratimin e autorizimit për arrestimin e Ballukut të hënën, ndërsa mazhoranca kërkoi 1 muaj kohë.

Por pas rreth 6 orë diskutime, mbledhja u mbyll nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi pa caktuar një datë pasardhëse se kur do të rimerret në shqyrtim kërkesa e Prokurorisë së Posaçme.

Siç duket edhe nga pamjet, kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, është përplasur me kryetari e Kuvendit, Niko Peleshi, i cili drejtoi edhe mbledhjen e Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit.

“Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me 1/2 (vetëm me votat e PD) për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp”, dëgjohet Bardhi duke iu drejtuar Peleshit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb