Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke vënë në dukje qëndrimet e kundërta dhe, sipas tij, jokonsistente të palëve politike ndaj veprimeve të drejtësisë.
Kulluri theksoi se kur SPAK ka ndërmarrë veprime ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, opozita i ka cilësuar ato si goditje politike ndaj saj, ndërsa Partia Socialiste i ka konsideruar ndërhyrje në punët e ekzekutivit. Sipas analistit, kjo tregon një inkoherencë të theksuar në qasjen e politikës shqiptare ndaj drejtësisë.
Megjithatë, Kulluri u shpreh se nuk beson se Partia Demokratike do të mbajë një qëndrim të kundërt me atë që ka deklaruar publikisht.
“Nuk besoj se PD është çmendur dhe nuk ka asnjë arsye që në datë 22 të organizojë protestë dhe më pas të mos votojë heqjen e mandatit të Ballukut në Parlament”, u shpreh ai.
